Veliaj: Do hapim dhe konviktet për qytetarët e prekur nga tërmeti


Gazeta Express
22 Shtator 2019 17:39

Në Këshillin Bashkiak të Tiranës po zhvillohet mbledhja e shtabit të emergjencave, ku në fokus të diskutimit mbetet pasyqimi i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i djeshëm.

Kryebashkiaku Veliaj është shprehur se kraasa qendrave sociale, bashkia do të bëjë gati dhe disa prej konvikteve të studentëve për të akomoduar ata qytetarë shtëpitë e të cilëve kanë pësuar dëmtime.

 “Duhet të vlerësojmë se cilat nga këto familje duhet të kenë nevojë për strehim afatgjatë. Unë isha tani te qendra sociale pashë një familje që kishte rastin e një personi të paralizuar, familjeve të tjera që ishin me shumë fëmijë. Nëse ekipi e vlerëson që është afatgjatë, të strehohen ose te qendrat sociale ose në një nga konviktet. Për nevojat bazë, higjienike dhe fjetje konviktet janë perfekt. Kryeministri ju bëri ofertën për në kavalishencë. Por kur njerëzve nga Durrësi u duket larg, imagjinoni sa u duket banorëve të Tiranës. Nëse u duket larg kavalishenca, kemi këtë plan në Qytet Studenti. Nuk e kemi problem, në raste unike që kemi, siç janë disa pallate, sa të merret një vendim, ne fare mirë mund t’i strehojmë te konviktet dhe banesat sociale. Një nga konviktet të pastrohet dhe të bëhet gati për ata që nuk u konvenon që të shkojnë në kavalishencë”, tha Veliaj.

Te fundit


Kthehu lart