Veliaj del bllof me pamjet për tërmetin… poston foto të ndihmave që u çuan në Korçë


Gazeta Express
22 Shtator 2019 20:42

Pas tërmetit të rënë në kryeqytetet, Bashkia e Tiranës menjëherë u mobilizuar për të shpërndarë ndihma, por një foto e përcjellë nga kryebashkiaku Veliaj të bën mjaft dyshues.

Veliaj e ka shpërndarë një njoftim këtë të dielë, ku ka deklaruar se në afërsi të Bashkisë është vendosur një pikë ndihmash për të prekurit dhe se kushdo qytetar mund të sjellë diçka në ndihmë të tyre.

Por rezulton se një ndër fotot që Veliaj ka postuar i takon ndihmave që në fakt Bashkia e Tiranës i ka dërguar qytetarëve të Korçës disa muaj më parë, ku pati një sërë tërmetesh të forta që shkatërruan dhjetëra banesa në zonë.

Më tutje kryebashkiaku ka ripostuar “twitte” të tjera ku duket ajo që kishte lajmëruar, se në qendër të Tiranës është ngritur një pikë për të dhënë ndihmesë për të prekurit nga tërmeti./Express

Te fundit


Kthehu lart