Vedat Muriqi vjen me një video motivuese dhe emocionuese para lojës me Izraelin - Gazeta Express
string(79) "vedat-muriqi-vjen-me-nje-video-motivuese-dhe-emocionuese-para-lojes-me-izraelin"

Vedat Muriqi vjen me një video motivuese dhe emocionuese para lojës me Izraelin

Futboll

Gazeta Express

25/03/2023 10:30

Vedat Muriqi është i gatshëm për ndeshjen e sotme të Kosovës me Izraelin, e cila do ta hapë kampanjën kualifikuese për Euro 2024 të “Dardanëve”.

Të gjithë presin shumë nga sulmuesi i rrezikshëm, i cili ka shkëlqyer gjithmonë me Verdhekaltrit, e të njëjtën gjë po e bën edhe në njërën prej ligave më të forta në botë – në La Liga, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Prizrenasi e ka postuar një video emocionuese dhe motivuese, ku shihet duke shënuar dhe duke festuar me shokët, me të cilët sot bashkërisht do të mundohet ta mposht Izraelin në Tel Aviv.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 18:00, ndërsa sfidën e dytë Kosova do ta ketë të martën tjetër me Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Gazeta Express/