”Veç ti eja me shih ne qeli, te përndjekurit tënd i vjen mire” - Gazeta Express
string(59) "vec-ti-eja-me-shih-ne-qeli-te-perndjekurit-tend-i-vjen-mire"

Arte

Gazeta Express

22/10/2021 19:23

”Veç ti eja me shih ne qeli, te përndjekurit tënd i vjen mire”

Arte

Gazeta Express

22/10/2021 19:23

Dritëro Agolli ishte poet dhe autor këngësh shumë i njohur, shkrimtar, publicist, veprimtar shoqëror dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Kishte lindur në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmen në shkollën ”Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku edhe kishte bërë sprovat e para letrare.

Lexo Edhe:

Në vitet 1952 – 1957 ka ndjekur studimet e larta në Fakultetin e Letërsisë të Universitetit të Leningradit. Në vitet 1957 – 1972 ka punuar si redaktor e gazetar në të përditshmen ”Zëri i popullit” .

Ndërsa, në vitet 1973 – 1992 ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Dritëro Agolli ishte një nga figurat qendrore të poezisë shqipe dhe një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të brezit të viteve 1960-ta.

Poezi nga Dritëro Agolli

I përndjekuri i dashurise…

Unë jam i burgosuri yt.

Rroj me prangat qe ti me ke vene.

Po çudi as qelia s’me mbyt.

Dhe s’me mbyt as dritarja e zeze.

Kur ti prangat m’i hodhe ne mish.

unë i putha duart e tua.

Është rast i pashembullt ta dish.

Qe xhelatin ta puth a ta dua.

I përndjekuri yt erotik.

I përndjekur te mbetet gjithmonë.

Erotim i mirë a i lig.

Hidhmi duart ne fyt, torturome.

Ky burgim sa do zgjasë s’e di.

I përjetshëm do kisha dëshirë.

Veç ti eja me shih ne qeli.

Te përndjekurit tënd i vjen mirë