Mëngjesin e sotëm vdiq ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi.
Lideri i partisë Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset u shua në moshën 86-vjeçare. Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë prej 45 ditësh, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leucemie.
Lajmi i ndarjes nga jeta e ka tronditur të gjithë popullin italian. Prezantuesja italiane e Mediaset, Federica Panicucci është përlotur teksa ka dhënë lajmin e vdekjes së ish-kryeministrit italian.