Vdiq bashkë me Azem Hajdarin 21 vite më parë, Rudina dhe Kiri vizitojnë familjen e Besnik Çerës


Gazeta Express
12 Shtator 2019 18:44

Rudina dhe Kiri Hajdari vizitojnë familjen e ish-truprojës së Azem Hajdarit, Besnik Çera

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari vizitoi bashkë me vëllain e saj Kirin familjen e ish-truprojës së vrarë të Azem Hajdarit, Besim Çerën.

rudina.jpg
rudina hajdari.jpg

Vizitën te familjarët të Çerës, Rudina Hajdari e ndau në profilin e saj në ‘’Facebook’’, ku çmon sakrificën e tij, i cili vdiq 21 vite më parë në atentatin e 12 shtatorit 1998 para selisë së PD-së bashkë me ish-liderin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990 Azem Hajdari.

Postimi i Rudina Hajdarit:

Sot bashkë me Kirin, vizituam familjen e të ndjerit dhe mikut tonë, Besim Çera. I përjetshëm kujtimi i Besim Çerës që ra si vëllai i Azem Hajdarit! Nderime dhe mirënjohje përherë nga familja jonë.


Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart