“Vdesin arabët për biondina”, Kejvina Kthella kapet keq me komentuesin në Instagram - Gazeta Express
string(80) "vdesin-arabet-per-biondina-kejvina-kthella-kapet-keq-me-komentuesin-ne-instagram"

“Vdesin arabët për biondina”, Kejvina Kthella kapet keq me komentuesin në Instagram

Rozë

Gazeta Express

24/01/2021 9:05

Modelja shqiptare është duke kaluar disa ditë në Dubai.

Kejvina Kthella vazhdimisht publikon postime nga atje në rrjete sociale duke marrë komente të shumta nga ndjekësit.

Lexo Edhe:

Në imazhet  që po ndanë në Instagram po tregon jetën luksoze por në të njëjtën kohë edhe ajo po e shijon atë.

Së fundi, ka postuar dy fotografi në profilin e saj zyrtar në Instagram ku ka shkruar: “Vazhdojmë pak me komentet për Dubain”.

Kejvina, mori komente të shumta nga ndjekësit disa iu ka kthyer edhe përgjigje.

Një komentues i ka shkruar: “Vdesin për bionde ata leshzinjt arab atje Kejvin, Good Luck”, ajo nuk ka hezituar duke iu përgjigjur: “Edhe ti gruan bjonde e paske, ruju bir”.

Përveç këtyre komenteve kishte edhe një numër komentesh tjera në të cilat nuk kanë munguan edhe sharjet nga ana e Kejvina Kthellës drejtuar ndjekësve./ln