Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar qytetarët se ka ndërruar jetë veprimtari i kësaj partie, Murat Ajeti.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, LDK-ja ka shprehur ngushëllime familjes Ajeti e miqve të tij.
“Murati ishte familjar, punëtor i zellshëm dhe i dashur për të gjithë ne. Murati gjithashtu ishte një prej luftëtarëve të parë të UÇK-së në Llap, pas luftës çlirimtare, përcjellës i Presidentit Ibrahim Rugova, kurse nga viti 2006 i angazhuar në administratën e LDK-së. Lidhja Demokratike e Kosovës, shpreh ngushëllime familjes Ajeti dhe gjithë miqëve të tij”, thuhet në postim.
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...