Trajneri i Flamurtarit në basketboll për femra, Viron Toska është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare, pasi prej ditësh ishte duke u trajtuar nga koronavirusi.
Toska ishte shtruar në spital prej disa ditësh dhe së fundi gjendja ishte përkeqësuar, ndaj ishte vendosur në intubim, por nuk ia doli të rikuperojë dhe u nda nga jeta mëngjesin e sotëm.
Viron Toska drejtonte prej vitesh skuadrën e Flamurtarit në basketboll për femra, duke arritur të fitojë edhe tituj të shumtë kampionë dhe duke shkruar historinë me këtë ekip.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...