Vdes Ric Ocasek, këngëtari i grupit “The Cars”


Gazeta Express
16 Shtator 2019 13:39

Ric Ocasek, këngëtar i grupit muzikor të viteve të tetëdhjeta, “The Cars”, ka vdekur në moshën 75-vjeçare.

Policia e Nju Jorkut konfirmoi për gazetën “Washinton Post” se zyrtarët i janë përgjigjur një telefonate emergjente të dielën pasdite. Ocasek u shpall i vdekur në vendin ku u gjet, pa shenja të dhunës.

Grupi “The Cars” ishte në majë të top-listave muzikore në fund të viteve të shtatëdhjeta dhe gjatë viteve të tetëdhjeta. Këngët e tyre më të famshme janë “Just what I needed”, “Shake it up” dhe “Good times roll and drive”.

Grupi i nda në vitin 1988 dhe më pas këngëtari u përqendrua në zhvillimin e solo-karrierës. Ai i lansoi shtatë albume solo.

Ocasek, emri i vërtetë i të cilit ishte Richard Theodore Otcasek, është lindur dhe rritur në Baltimore. Ai filloi të merrej me muzikë pas studimeve në vitet e gjashtëdhjeta, kur u takua me anëtarin tjetër të grupit, Benjamin Orr, më 1965.

Ai ishte i martuar tri herë. Ocasek u martua me gruan e tij të tretë, supermodelen Paulina Porizkova, në vitin 1984, me të cilën qëndroi në martesë për 28 vjet, para se të ndaheshin vitin e kaluar, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart