Të premten në rrugën Kaçanik- Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku mes tri veturave.
Atë ditë u konfirmua vdekja e një të riu, ndërsa dje ka vdekur edhe e aksidentuara e dytë.
“Magjistralja Fusha e Pajtimit-Kaçanik,17.11.2023-21:06. Më datën dhe kohën e lartcekur, viktima femër kosovare kishte pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku dhe ka qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Më datë 18.11.2023 rreth orës 21:00 është konfirmuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet nw raport.
Faqja “Sje kaçanikli nëse” ka publikuar fotografinë e të ndjerës dhe ka njoftuar se varrimi i saj bëhet sot.
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...