Vdes një person si pasojë e një aksidenti në Prizren - Gazeta Express
string(52) "vdes-nje-person-si-pasoje-e-nje-aksidenti-ne-prizren"

Vdes një person si pasojë e një aksidenti në Prizren

Lajme

Gazeta Express

16/01/2021 11:07

Një person ka vdekur dje në QKUK, pasi u aksidentua me veturë dy ditë më parë në Prizren, shkruan Gazeta Express.

Viktima kishte qenë drejtues i veturës, ndërsa rasti kishte ndodhur rreth orës 19:15.

Lexo Edhe:

“Rr. Besim Shala, Prizren 13.01.2021 – 19:15. Lidhur me rastin, me 15.01.2021 i dyshuari mashkull kosovar  drejtuesi i veturës, i cili kishte pësuar lëndime, ka ndërruar jetë në QKUK.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Express/