Vdes një person në Prizren, policia po e heton rastin - Gazeta Express
string(52) "vdes-nje-person-ne-prizren-policia-po-e-heton-rastin"

Vdes një person në Prizren, policia po e heton rastin

Gazeta Express

23/01/2020 10:22

Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit

Rasti ka ndodhur në fshatin Lubiçevë të Prizrenit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ndërkaq policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar në spital nga familjarët e tij.

Lexo Edhe:

“Është raportuar se në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren nga familjarët është sjellë pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar”, thuhet në raport.

Po ashtu bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Express/