Vdes një paciente me COVID-19 në Spitalin e Pejës - Gazeta Express
string(49) "vdes-nje-paciente-me-covid-19-ne-spitalin-e-pejes"

Vdes një paciente me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Gazeta Express

14/07/2020 9:16

61 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ku 11 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Sipas një njoftimi nga ky Spital, një paciente e shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur, kurse në gjendje të rëndë është një pacient, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

Lexo Edhe:

“Nga personeli i Spitalit 4 mjekë, 5 infermierë dhe 1 bioinxhinier janë të infektuar me COVID-19, ndërsa 6 anëtarë të tjerë të personelit tonë janë në pritje të rezultatit”, thuhet në njoftim.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit 169 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

“Nga këta 13 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione. 3 lindje kanë qenë gjatë këtij vikende, 2 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 ̈e gjinisë femërore. 199 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,675 analiza”, thuhet në njoftim.