Nëna e gruas së presidentit Stevo Pendarovski, respektivisht nëna e zonjës së parë në shtet Elizabeta Gjorgievska-Pendarovska ka ndërruar jetë sot në Klinikën e Pulmonologjisë në Shkup, përcjell GazetaExpress nga Alsat.
Nga Presidenca njoftojnë se është marrë material pos mortum për test ndaj Covid-19 kurse rezultatet priten gjatë ditës së nesërme.
“Ajo vdiq sot. Ishte në gjendje kritike. Ashtë marrë bris pas vdekjes, por në përgjithësi, deri më tani nuk ka ndonjë shenjë për praninë e Covid-19. Ne jemi në pritje të rezultateve, posa t’i marrim ato, do të informojmë publikun “, thonë nga Zyra e Pendarovski./GazetaExpress/B.Lika/