Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se sot në Prishtinë ka vdekur gazetarja nga Ukraina, Olga Pridako.
Pridako ka qenë duke jetuar me djalin e saj në Prishtinë prej më shumë se dy vitesh dhe qëndrimi i saj në Kosovë mundësohej nga programi “Gazetarët në Rezidencë- Kosova”, raporton Express.
Njoftimi i plotë i AGK:
Me dhimbje të thellë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton vdekjen e gazetares ukrainase, Olga Priadko, në moshën 51 vjeçare. Ajo ishte pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosova”. Zonja Priadko ka vdekur në banesën e saj në Prishtinë, ku jetonte për më shumë se 2 vjet me djalin e saj, Yaroslavin.
AGK dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për familjen dhe miqtë e gazetares Priadko. Përkushtimi i saj në gazetari do të kujtohen dhe nderohen nga të gjithë ata që punuan me të.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...