Vdes në burg të Dubravës 78-vjeçari nga Vitia, ishte i dënuar për vrasje - Gazeta Express
string(71) "vdes-ne-burg-te-dubraves-78-vjecari-nga-vitia-ishte-i-denuar-per-vrasje"

Lajme

Gazeta Express

01/12/2020 9:57

Vdes në burg të Dubravës 78-vjeçari nga Vitia, ishte i dënuar për vrasje

Lajme

Gazeta Express

01/12/2020 9:57

Ka vdekur H.B. nga Komuna e Vitisë, 78-vjeçari që ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Dubravës, raporton Gazeta Express.

Njoftimi është bërë i ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Lexo Edhe:

Ai ishte dërguar në spital dje pasdite.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se mbrëmë  rreth orës 23:30 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  H.B, viti i lindjes 1942. I burgosuri, rreth orës 16:50 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore në Repartin e Kirurgjisë, i njëjti ka ndërruar jetë.”, thuhet në njoftim.

“H.B po vuante nga hipertensioni arterial për çka edhe po trajtohej në vazhdimësi nga mjekët e institucioneve korrektuese. I njëjti ishte i dënuar për Veprën  Penale; Vrasje”, thuhet në njoftim. /GazetaExpress/