Vdes kompozitori i njohur grek - Gazeta Express
string(30) "vdes-kompozitori-i-njohur-grek"

Vdes kompozitori i njohur grek

Arte

Gazeta Express

19/05/2022 20:39

Kompozitori grek, Vangelis, që ishte në krye të top listave në SHBA dhe fitoi çmimin Oscar për kolonën zanore të filmit Chariots of Fire, ka vdekur sot në moshën 79 vjeçare

Vangelis, kompozitor dhe muzikant puna e të cilit u pa në dramat e njohura filmike si Blade Runner dhe Chariots of Fire, ka vdekur në moshën 79 vjeçare. Përfaqësuesi i tij ka thënë se ai vdiq në një spital në Francë ku ishte duke u trajtuar.

Lexo Edhe:

I lindur me emrin biologjik, Evángelos Odysséas Papathanassíou më 1943, Vangelis fitoi Oscarin në vitin 1981 për kolonën zanore të Chariots of Fire. Motivi i notave të ngritura në piano u bë i njohur në tërë botën, teksa ai ishte në vendin e parë në SHBA, pasi që bëri edhe një album shoqërues të kolonës zanore.

Ai ishte një muzikant autodidakt, ku Vangelis u rrit në Athinë ku edhe formoi bendin e tij të parë më 1963, të quajtur Forminx e që luanin muzikë pop të kohës: tempo të lartë të rock’n’roll, balada gjithëpërfshirëse dhe krijonin versione të ndryshme të këngëve të Beatles, me Vangelis që krijonte linjat.

Grupi u shpërbë më 1966 dhe Vangelis u bë shkrues i teksteve dhe producent, duke punuar për këngëtarë të tjerë dhe duke bërë kolona zanore për filmat grek. Dy vite më vonë, ai niset për në Paris ku formon kuartetin e rokut të quajtur “Aphrodite’s Child” me emigrant grek përfshirë Demis Roussos. Kënga e tyre “Rain and Tears” ishte hit në Europë, duke qenë në top listat franceze dhe belg dhe italiane, kurse në Britani kishte hyrë në mesin top 30 këngëve më të dëgjuara.

Grupi i ri i Vangelis do të shpërndahej përsëri dhe ai do të vazhdonte të shkruante partitura për filma të ndryshëm gjatë viteve 70-ta dhe 80-ta ku arriti majat e tij në aspektin komercial. “Chariots of Fire” është kolona zanore e përjetshme e Vangelis dhe muzika u bë sinonim për montazhat sportive. “Muzika ime nuk përpiqet të ngjallë emocione si; gëzimi, dashuria apo dhimbja që përjeton publiku. Ajo udhëton me imazhin, për shkak se unë punoj me momentet”, kishte shpjeguar ai.

Kolona e tij për “Blade Runner” është po aq e fuqishme ku ai evokon versionin e keq të së ardhmes në Los Angeles, ku robotët dhe njerëzit jetojnë në mënyrë të sikletshme afër njëri tjetrit, ku ai përdorë nota të gjata: sakosofone dhe pasazhe të harlisura që ndërlidhën me momentet romantike dhe prekëse të filmit. “Ka rezultuar të jetë një film shumë profetik – ne jemi duke e jetuar botën e Blade Runner pak a shumë tani”, ka thënë ai më 2005.

Në këtë dekadë ai bëri kolonën zanore të filmit fitues të Palmës së Artë të Costa – Gavra, dramën Missing, në të cilin film luajnë Jack Lemmon; pastaj bëri kolonën zanore të dramës së Mel Gibson dhe Anthony Hopkins, The Bounty. Më parë ai kishte punuar me regjisorin e Blade Runner, Ridley Scot – në filmin e vitit 1992 “1492: Conquest of Paradise”, si dhe bëri kolonën zanore të filmit të Roman Polanskit, Bitter Moon si dhe kolonat zanore të filmave dokumentarë Jacques Cousteau./GazetaExpress/