Vdes këngëtarja amerikane në një aksident automobilistik


Gazeta Express
6 Shtator 2019 0:34

Këngëtarja amerikane Kylie Rae Harris ka vdekur në një aksident automobilistik të mërkurën në mbrëmje në New Mexico.

Lajmin e hidhur e konfirmoi për mediat amerikane Alex Torrez, drejtori i kompanisë që menaxhonte këngëtaren.

30 vjeçarja ishte një yll në rritje dhe së fundmi kishte planifikuar një sërë koncertesh.

“Ne jemi të zemëruar për të konfirmuar se Kylie Rae Harris ndërroi jetë në një aksident automobilistik natën e kaluar,” shkruhet në deklaratën e Torrez.

“Ne nuk kemi detaje të tjera për të ndarë me publikun, dhe kërkojmë intimitet për familjen e saj në këtë kohë të vështirë”- përfundoi menaxheri.

Te fundit


Kthehu lart