Vdes ikona e Hollywood-it, aktori i famshëm amerikan - Gazeta Express
string(51) "vdes-ikona-e-hollywood-it-aktori-i-famshem-amerikan"

Rozë

Gazeta Express

29/11/2022 10:54

Vdes ikona e Hollywood-it, aktori i famshëm amerikan

Rozë

Gazeta Express

29/11/2022 10:54

Ikona e Hollywood-it, aktori i njohur amerikan Clarence Gilyard Jr ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare.

Mediat e huaja shkruajnë se aktori i talentuar ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje, pa u thënë specifikisht se çfarë.

Lexo Edhe:

Gilyard për dy dekada punoi në Hollywood, por më pas u shkëput dhe u bë pjesë e shfaqeve teatrale përpara se të vazhdonte të bëhej profesor i asociuar në 2006.

Gilyard bëri debutimin e tij në film në vitin 1986 në Top Gun, duke luajtur së bashku me Tom Cruise si oficeri i përgjimit të radarit F-14 Tomcat. Ishte e lehtë për Gilyard të përshtatej me rolin, pasi kishte lindur në një familje ushtarake dhe ishte rritur në bazat e Forcave Ajrore në Haëaii, Teksas dhe Florida.

Roli i tij më i dukshëm, megjithatë, ishte ai i Theo, hakerit kompjuterik të Hans Gruber në vitin 1988 Die Hard.

Gilyard gjithashtu performoi në skenë dhe në ekranin e vogël, veçanërisht duke luajtur si Conrad McMasters në serialin dramatik ligjor të ABC Matlock. Ai gjithashtu kishte një rol kryesor si James Trivette në serinë e krimit aksion të CBS, Ëalker, Texas Ranger. Aktori i njohur ishte babai i 6-të fëmijëve.