Derisa ishte në trajtim mjekësor, ka vdekur personi i cili ishte aksidentuar më 8 janar në fshatin Kovaqec të Kaçanikut, raporton Express
Aksidenti kishte ndodhur mesditën e 8 janarit, ndërkaq lëndime të rënda kishte pësuar një person.
Viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor jashtë vendit, ndërkaq nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra në aksident.
“Fsh. Kovaqec, Kaçanik (NN) 08.01.2021 – 12:37. Lidhur me rastin, është raportuar se viktima mashkull kosovar, që ishte në tretman mjekësor në një spital jashtë vendit, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh./GazetaExpress/
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...