Vdes burri më i vjetër në botë në moshën 112-vjeçare - Gazeta Express
string(52) "vdes-burri-me-i-vjeter-ne-bote-ne-moshen-112-vjecare"

Gazeta Express

28/05/2020 21:14

Vdes burri më i vjetër në botë në moshën 112-vjeçare

Gazeta Express

28/05/2020 21:14

Bob Weighton, nga Alton, Hampshire, u bë burri më i vjetër në botë gjatë shkurtit, pas vdekjes së Chitetsu Ëatanabe të Japonisë, i cili ishte gjithashtu 112-vjeç.

Në një deklaratë, familja e tij tha se Weighton ishte një “njeri i jashtëzakonshëm” që “vdiq paqësisht në gjumin e tij, nga kanceri” të enjten në mëngjes, në banesën ku ai jetonte.

Lexo Edhe:

Ai lindi në Hull, East Yorkshire, më 29 Mars 1908, shkruan BBC, raporton Gazeta Express.

“Bob ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe jo vetëm për familjën por për të gjithë”.

“Ai gjithashtu u kujdes shumë për mjedisin”, thonë familjarët e tij.

Weighton festoi ditëlindjen e tij të fundit pas dyerve të mbyllura për shkak të bllokimit të Covid-19.

Gjatë jetës së tij, Weighton punoi si inxhinier, duke kaluar kohë në Tajvan, Japoni dhe Kanada.