Vdes aktori i njohur hollivudian - Gazeta Express
string(32) "vdes-aktori-i-njohur-hollivudian"

Rozë

Gazeta Express

29/11/2022 16:23

Vdes aktori i njohur hollivudian

Rozë

Gazeta Express

29/11/2022 16:23

Ka ndërruar jetë aktori i njohur amerikan, Clarence Gilyard Jr. Aktori, i njohur më së shumti për rolin në serialin televiziv “Walker, Texas Ranger” ishte 66 vjeç.

Vdekja e tij u konfirmua nga Universiteti i Nevadës ku ai punonte si profesor në Kolegjin e Arteve të Bukura UNLV, raporton Variety.

Lexo Edhe:

Gilyard u fut në aktrim pasi studioi për arte në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë. Ai mori rolin e tij të parë në shfaqjen televizive “Diff’rent Strokes” në 1981. Në vitin 1986, Gilyard bëri debutimin e tij në filmin “Top Gun”, në të cilin luajti Sundown, një nga pilotët elitë të avionëve luftarakë.

Pavarësisht suksesit të madh, Gilyard u largua nga aktrimi në vitin 2006 për të dhënë mësim në UNLV. Megjithatë, ai bëri një kthim të shkurtër në ekran në vitin 2021, kur u ribashkua me Bruce Willis dhe De’voreaux White për një reklamë “Die Hard”.

Walker, Teksas Ranger

/abcnews.al