Vdes 62-vjeçarja e paralizuar në Kuçovë, u rrëzua nga karroca me rrota teksa merrte ajër në ballkon - Gazeta Express
string(98) "vdes-62-vjecarja-e-paralizuar-ne-kucove-u-rrezua-nga-karroca-me-rrota-teksa-merrte-ajer-ne-ballkon"

Vdes 62-vjeçarja e paralizuar në Kuçovë, u rrëzua nga karroca me rrota teksa merrte ajër në ballkon

Gazeta Express

07/07/2020 13:17

Një 62-vjeçare me aftësi të kufizuara nga qyteti i Kuçovës ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme në banesën e saj.

Mësohet se gruaja, e cila prej vitesh qëndronte në një karrocë me rrota, është nxjerrë nga familjarët për të marrë ajër të pastër në ballkonin e banesës private në fshatin Kozare të qytetit të Kuçovës.

Lexo Edhe:

Por e vetme në ballkon dhe në përpjekje për të rrotulluar karrocën, ajo ka rënë poshtë nga një lartësi 1-metër, raporton news24.

Pas kësaj, familjarët e kanë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por gruaja nuk mundi dot të mbijetojë për shkak të plagëve të marra në kokë gjatë përplasjes.

Mjekët e spitalit të Beratit kanë konfirmuar se, 62-vjeçarja kishte marrë goditje të forta në kokë dhe kishte pësuar edhe një çarje të thellë në pjesën e pasme të kokës, çarje e shkaktuar nga hekurat e karrocës me rrota, që e kishte zënë poshtë gruan gjatë rrëzimit.

Viktima u dërgua në Morgun e Spitalit të Beratit, ku edhe iu nënshtrua autopsisë mjeko-ligjore. Në banesën e viktimës 62-vjeçe Beruze Bejdo, kanë shkuar edhe forcat e policisë, të cilët zbardhën edhe dinamikën e ngjarjes tragjike, që rezultoi të ishte aksidentale.