Vdekje e dyshimtë në QKUK - Gazeta Express
string(25) "vdekje-e-dyshimte-ne-qkuk"

Vdekje e dyshimtë në QKUK

Gazeta Express

25/11/2020 8:43

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në QKUK, raporton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Në njoftimin e PK-së, thuhet se mbrëmë rreth orës 22:00 viktima kosovare e cila ishte dërguar me datë 22 nëntor në gjendje të rëndë shëndetësore ka ndërruar jetë.

Lexo Edhe:

Njësitet policore kanë dalë në vend të ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“QKUK, Prishtinë 23.11.2020  –  22:15.  Viktima femër kosovare e cila (me: 22.11.2020-23:15) ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim./GazetaExpress/