Fatmir Limaj është shprehur i pikëlluar nga vdekja e Naser Shalës, ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mikut të tij të hershëm.
Limaj dhe Shala ishin miq nga fëmijëria. Të dy me origjinë nga Banja e Malishevës. Të dy ish-eprorë të UÇK-së gjatë luftës.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të rrugëtimit të jetës dhe bashkëluftëtarit të idealeve tona më të shenjta, Naser Shala – Ftyra! Na lidhi vendlindja dhe rinia, na bashkoi lufta për liri, dhe mbetëm bashkë edhe në betejat e pasluftës për të mbrojtur pastërtinë e luftës sonë të drejtë”, tha Limaj.
Limaj e përshkroi Shalën si një njeri “i zemrës së madhe, trim i lindur dhe shok i pathyeshëm”.
“E jetoi me nder çdo sfidë dhe e mbrojti me dinjitet secilën vlerë për të cilën luftuam. Sot ndjej dhimbje të madhe për humbjen e një miku të rrallë, një vëllai të luftës dhe të jetës”, shkroi Limaj.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...