New York-u është destinacioni i radhës i ‘Shtegtim’ të Trupës së Baletit
Kombëtar të Kosovës.
Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës, kanë udhëtuar për herë të parë në
Amerikë, për ta prezantuar para publikut amerikan, shfaqjen
“Shtegtimi” me koreografi nga Antonio Fini, në kuadër të Festivalit
“Fini Dance Festival & Awards”
Sot, me datë 31 gusht, nga ora 20:00 balerinët e Kosovës do t’i japin
ngjyrime të veçanta skenës së teatrit “Alvin Ailey American Dance
Theater”, në Manhattan të New York-ut.
Kujtojmë që premiera e shfaqjes ‘Shtegtimi’ u dha në Itali në korrik të këtij viti, në turneun një javor të trupës së Baletit Kombëtar.