Vazhdon seanca plenare e Kuvendit, këto pika janë në rend dite - Gazeta Express
string(61) "vazhdon-seanca-plenare-e-kuvendit-keto-pika-jane-ne-rend-dite"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2021 7:23

Vazhdon seanca plenare e Kuvendit, këto pika janë në rend dite

Lajme

Gazeta Express

30/06/2021 7:23

Drejtoria për Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se sot do të vazhdojë seanca plenare të Kuvendit, raporton Gazeta Express.

Në rend dite do të jenë 7 pika.

Lexo Edhe:

Seanca fillon në ora 10:00.

Rendi i ditës:

  1. Votimi i Rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  2. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”,
  3. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit të performacës zbatimi i rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”,
  4. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performacës “Procesi i licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtja e ambientit nga kjo veprimtari”,
  5. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit të performacës “Organizimi dhe menaxhimi i Investimeve të Teknologjisë së Informacionit në Institucionet Publike”,
  6. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave,
  7. Propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.