Vazhdon pritja për viza të punës para Ambasadës sllovene


Gazeta Express
15 Prill 2019 13:41

Qytetarë të shumtë ishin mbledhur para Ambasadës së Sllovenisë mëngjesin e ditës së hënë, duke pritur për të aplikuar për marrjen e një vize të punës. Ata kanë folur për emisionin #Gjesi në T7, ku kanë treguar edhe arsyet e largimit të tyre nga vendi.

Një qytetar nga Ferizaj po priste sot në rend për të aplikuar për vizë pune në Ambasadën e Sllovenisë në Prishtinë. Babai i tre fëmijëve ka thënë për T7 se është i detyruar të shkojë për të punuar atje, pasi kushtet e rënda në Kosovë po ja pamundësojnë qëndrimin në vend.

Ai, po ashtu, ka thënë se punësimet partiake janë një ndër arsyet pse ai do të shkojë për të punuar jashtë Kosovës.

“Arsyeja dihet, është mëkat për momentin në Kosovë çka janë duke bërë udhëheqësit tanë, e kemi një rini shumë të mirë shumë të pastër, por e kanë shkatërru rininë tonë. As atje nuk është lehtë me punu, me e lanë familjen e fëmijët e vegjël këtu, por idarja po të shtike me shku gjithkund”, është shprehur ai.

Ai ka shtuar se në fshatin Varosh të Komunës së Ferizajt, janë më shumë se 25 të rinj që janë larguar nga vendi.

Qytetarët theksojnë se pritja për një termin në ambasadën e Sllovenisë zgjatë një javë deri në 10 ditë.

Ndiqeni videon nga emisioni #Gjesi për të parë intervistat me qytetarët të cilët po prisnin sot para ambasadës së Sllovenisë:

Te fundit


Kthehu lart