Rriten përpjekjet për trajtimin e koronavirusit - Gazeta Express
string(47) "rriten-perpjekjet-per-trajtimin-e-koronavirusit"

Rriten përpjekjet për trajtimin e koronavirusit

Gazeta Express

25/02/2020 10:51

Vendet e goditura më së shumti nga koronavirusi janë duke intensifikuar përpjekjet e tyre për të përmirësuar gjendjen pasi numri i rasteve në tërë botën tejkaloi 80,000.

Në Korenë e Jugut, ka pasur 60 raste të reja, duke e çuan numrin e rasteve në 900.

Lexo Edhe:

Amerikanët janë paralajmëruar kundër të gjitha udhëtimeve, përveç atyre të nevojshme brenda vendit.

Italia dhe Irani po luftojnë për të përmbajtur shpërthimin e virusit.

Në Japoni tregjet financiare pësuan goditje të ashpra, duke reaguar ndaj një rënie globale të hënën e nxitur nga frika e shpërthimeve të mëtejshme të koronavirus.

Gjithashtu Wall Street dhe Londra pësuan rënie të mëdha.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të hënën se bota duhet të bëjë më shumë për t’u përgatitur për një pandemi të mundshme – një situatë kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht midis njerëzve në shumë vende.

OBSH tha që ishte shumë herët për të etiketuar shpërthimin si të tillë, por vendet duhet të jenë “në fazë gatishmërie”.

Më shumë raste të virusit, i cili shkakton sëmundje të frymëmarrjes Covid-19, vazhdojnë të shfaqen.

Përqindja e personave të infektuar që vdesin duket të jetë midis 1% dhe 2%, megjithëse OBSH paralajmëron se niveli i vdekshmërisë nuk dihet ende.