Izraeli dhe grupet palestineze arrijnë armëpushim në Gaza - Gazeta Express
string(57) "izraeli-dhe-grupet-palestineze-arrijne-armepushim-ne-gaza"

Gazeta Express

25/02/2020 10:43

Izraeli dhe grupet palestineze arrijnë armëpushim në Gaza

Gazeta Express

25/02/2020 10:43

Grupet palestineze dhe Izraeli kanë arritur marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës në orët e vona të së hënës pas dy ditëve me tensione.

Marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi në orën 23 e 30 minuta të së hënës sipas kohës lokale, bazuar në të dhënat që i ofroi një zyrtar i grupeve palestineze.

Lexo Edhe:

Ndërkohë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës tha se së paku tetë palestinezë janë lënduar gjatë sulmeve të Izraelit në këtë pjesë.

Tensionet mes Izraelit dhe grupeve palestineze në Gaza u rritën pas vrasjes së një palestinezi dhe lëndimit të tre të tjerëve afër rrethojës së sigurisë, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

Aeroplanët luftarakë izraelitë kanë kryer sulme ajrore mbi pozicionet e grupit “Xhihadi Islamik” në Siri dhe në Rripin e Gazës, duke i lënë të vrarë dy militantë.

Ushtria izraelite njoftoi se nga Gaza janë hedhur 50 raketa, ndërsa rreth 90 për qind e tyre janë shkatërruar nga sistemet e mbrojtjes ajrore.