Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në bashkëpunim me Komitetin e Specializantëve, ka vazhduar kursin mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë.
“Moduli 2: Lidhja e Nyjeve”, është prezantuar me ligjërues Dr. med. Hysni Jashari (MD, PhDC) dhe specializanti Dr. Hevzi Ademaj, me ç’rast u zhvillua edhe një test i vogël sa i përket njohurive të fituara nga moduli paraprak “Asepsa dhe identifikimi i Instrumentit”.
Ky modul, sipas Dr. med. Hysni Jashari, MD, PhDC, ofron një përmbledhje të lidhjes së tre nyjeve bazë të përdorura shpesh në kirurgji.
Ai para specializantëve përmendi objektivat e këtij moduli, duke potencuar se deri në fund të këtij trajnimi duhet të jenë në gjendje të, kryeni një sërë teknikash bazë të lidhjes së nyjeve, duke përfshirë: “Lidhje nyje me dy duar – bazë, nën tension, nyje rrëshqitëse-Lidhje nyje me një dorë – bazë, nën tension, nyje rrëshqitëse dhe Lidhja e instrumentit, ose performanca e ekspertit”
Përveç këtij përshkrimi me shkrim, dhe në praktikë para specializantëve, Dr. Jashari, përmendi edhe faktin se ekziston një modul që hap pas hapi përmban performancën e ekspertëve duke ju shfaqur të pranishmëve (specializantëve) një video për disa nga detyrat e disponueshme në faqen e kursit.