Vazhdon gjendja e rëndë në ShBA, mbi 51,000 raste të koronavirusit për 24 orë - Gazeta Express
string(75) "vazhdon-gjendja-e-rende-ne-shba-mbi-51000-raste-te-koronavirusit-per-24-ore"

Vazhdon gjendja e rëndë në ShBA, mbi 51,000 raste të koronavirusit për 24 orë

Gazeta Express

04/07/2020 10:34

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar 51,842 raste të reja të koronavirusit. Kjo ishte dita e tretë radhazi që në këtë shtet shënohen mbi 50,000 raste.

Kalifornia, Arizona, Teksasi dhe Florida shënuan rekord të rasteve gjatë kësaj jave. Të premten, Florida i regjistroi rreth 9,500 të infektuar, ndërsa Teksasi 7,555, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas një analize të televizionit CNN, Florida është duke shënuar shifër më të lartë ditore të rasteve të reja në krahasim me shtetet tjera të ShBA-së. Pas saj vijnë Kalifornia dhe Teksasi.

Deri më tani, në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar 2,793,435 persona të infektuar dhe 129,434 të vdekur nga Covid-19. Këto shifra e bëjnë ShBA-në vendin dukshëm më të prekur në botë. Pas saj vijnë Brazili, Rusia dhe India.

Autoritetet amerikane kanë frikë se numri i rasteve mund të rritet edhe më shumë këtë fundjavë, kur është festë zyrtare për shkak të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë, ndonëse disa plazhe janë mbyllur.