Vazhdon fushata serbe kundër Kosovës në INTERPOL


load
Gazeta Express
23 Gusht 2019 11:29

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha sot se Serbia po përpiqet t’ua shpjegojë anëtarëve të INTERPOL-it pse, sipas tij, Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e kësaj organizate dhe se vendi i tij duhet ta parandalojë politizimin e kësaj organizate policore.

Ai theksoi për TV Pink se “Serbia po flet me të gjithë, madje edhe me ata që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe se qëllimi është t’i bindim vendet anëtare të Interpolit për arsye politike, policore dhe juridike se pse Kosova nuk duhet të bëhet anëtare e asaj organizate”.

Asambleja e ardhshme e Përgjithshme e INTERPOL-it mbahet në muajin në tetor në Kili.

Kosova nuk arriti të bëhet vend anëtar i INTERPOL-it në nëntorin e vitit të kaluar pasi që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart