Vazhdon dukuria e votave të pavlefshme në Kosovë


load
Gazeta Express
9 Tetor 2019 21:27

Mbi 40 mijë fletëvotime janë regjistruar si të pavlefshme, shkak jo informimi i duhur i qytetarëve, raporton T7

Pothuajse në çdo kuti ka vota të pa vlefshme.

Me  numërimin e mbi 98% te votave të zgjedhjeve të fundit në Kosovë, del  se mbi 40 mijë fletëvotime janë regjistruar si të pa vlefshme.

E  një dukuri e tillë ishte edhe në zgjedhjet e viti 2017.

Në zgjedhjet që u mbajtën në qershor të atij viti të pavlefshme dolën mbi 42 mijë vota.

E nga analiza e KQZ-së, del se qytetarët  në shumë raste nuk kanë ditur të mbushin fletëvotimin.

Ndërsa, Eugen Cakolli nga  “Demokracia në Veprim” thotë se kjo dukuri po ndodh si shkak i jo informimit të duhur të qytetarëve rreth procesit të votimit.

E një arsyeje tjetër del të jenë edhe fushatat e gabuara të Partive Politike.

Ndërkohë, për të evituar këtë problem Instituti Demokratik I Kosovës, ka propozuar një dizajn të ri të fletëvotimit.

Sipas IKD, hijezimi i subjekteve politike në fletëvotime do ti rikujtonte  qytetarëve të zgjedhin edhe një subjekt politik, e jo vetëm kandidatët.

Te fundit


Kthehu lart