Vazhdon debati në Këshillin ministror të BE-së për datën e negociatave


Gazeta Express
15 Qershor 2019 11:13

Ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së janë në kontakt të vazhdueshëm dhe bisedojnë për konkluzat për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndërsa nuk përjashtohen takime te reja gjatë fundjavës.

Duke parë ndjeshmërinë politike të çështjes, vendimin përfundimtar do ta sjellin ministrat për punë të jashtme të BE-së të martën, brifojnë për MEDIAL burime në Këshillin e BE-së.

Tani për tani në nivel ambasadorësh prodhohen rregullisht draft- konkluza të reja për Këshillin e ardhshëm ministror të martën.

Versioni i fundit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë tingëllon se shtetet anëtare të BE-së do të kthehen në çështjen me parashikime për sjelljen e vendimit pozitiv në afat të shkurt të mundshëm nga shtatori 2019, mëson MEDIAL nga burime diplomatike.

Sipas diplomatëve të pranishëm në takimin e ambasadorëve të mërkurën në Bruksel “shumica e madhe” e shteteve anëtare duan të shohin konkluza pozitive, veçmas për Maqedoninë e Veriut, në Këshillin e 18 qershorit në Luksemburg, por dallimet në qëndrimet ende nuk janë tejkaluar.

“Në këtë moment diskutohet për atë se si t’i qaset kësaj çështje, ndërsa të merret parasysh Parlamenti gjerman i cili ka afate të veta dhe provojmë të kemi ndonjë epilog dhe sa më mirë të menaxhojmë”, thonë burime në Këshillin e BE-së për MEDIAL duke komentuar pohimet e diplomatëve tjerë të cilët nuk e përjashtojnë mundësinë për shkak të mungesës së konsensusit të shtyhet debati për zgjerimin më herët muajin e ardhshëm.

Kryesimi rumun ka për obligim  t’i ndjek  konkluzionet e vitit të kaluar në të cilat ministritë  u  përpoqën të kthehen  në këtë çështje të Këshillit  për punë të përgjithshme këtë muaj sqarojnë diplomatët.

“Kemi afat të kthehemi  në këtë në qershor  dhe të sjellim vendim  për hapat e ardhshëm dhe për raportet e Komisionit Evropian, ka diskutime tani  në Bundestag për dritë të gjelbërt  të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, thonë nga kryesia rumune.

Në këtë moment, “më shumë opsione janë në tryezë” por detajet  rrjedhin dobët, edhe pse askush nuk mohon, por as nuk e konfirmon mundësinë për  ndarje të Shkupit dhe Tiranës në konkluzionet përfundimtare  të martën në Luksemburg.

“Ekziston njohuri se ka  dallime mes dy vendeve”, thotë një diplomat për MEDIAL-n, por tani për tani  në projektet nuk ndahen”, shtojnë nga Këshilli.

Dallimet bazohen para se gjithash në vetë citimet e Komisionit Evropian në raportet e fundit për përparimin e vendeve të rajonit, ku për Shqipërinë, edhe krahas rekomandimit  për fillim të negociatave, konstatohen  ende dobësi  të caktuara, si mungesa e dialogut politik dhe përpjekjet e pamjaftueshme  në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Vendet anëtare gjithashtu janë të vetëdijshme se Maqedonia e Veriut është në pozitë të veçantë për shkak të lidhjes dhe ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, i cili duhet të shpërblehet  në ndonjë mënyrë.

Edhe krahas rezistencës së disa vendeve të caktuara anëtare, disa diplomatë për MEDIAL-n brifojnë se veçimi i Tiranës dhe Shkupit mbetet opsion i mundshëm, tashmë në qershor apo korrik, veçanërisht pasi Parlament holandez para disa ditësh votoi kundër datës për negociata me Shqipërinë, por jo edhe me Maqedoninë e Veriut.

Pas garancive të marra nga kancelarja gjermane Angela Merkel dje në takimin me kryeministrin Zoran Zaev në Berlin, u kthye shpresa se në qershor është e mundur të veprohet sinjal politik serioz për datën e negociatave.

“Ky takim edhe ky mesazh i Merkeit është sinjal shumë i rëndësishëm dhe vijnë pas takimit të ambasadorëve, kështu që mund të shohim lëvizje të re ditëve të ardhshme, nuk përjashtohet mundësia për takim të ri të jashtëzakonshëm ambasadorësh gjatë kësaj fundjave në këtë temë”, thotë një burim diplomatik në Këshill për MEDIAL-n.

Një prej variantave për konstatimin në korrik, për të cilët bëjnë presion disa vende anëtare është të jepet garanci për fillimin e procesit të negociatave dhe t’i ndahet mandati Komisionit Evropian për përgatitjen e kornizës negociuese, opsion i cili vitin e kaluar u hodh poshtë në mënyrë eksprese nga Franca.

Nëse më 18 qershor vendet anëtare arrijnë konsensus për një konstatim të tillë në të cilin përmendet përgatitja e kornizës negociuese me Maqedoninë dhe eventualisht mbajtja e konferenës së parë ndërqeveritare (e cila e shënon fillimin e negociatave), ky do të ishte mesazh i pamendueshëm se Maqedonia e Veriut hyn në procesin negociues me BE-në me perspektivë të qartë, vlerësojnë mbështetësit e zgjerimit në Bruksel.

Rezistenca prej Francës nuk është tejkaluar siç duhet, vlerësojnë diplomatët e një vendi anëtar fqinj i Maqedonisë së Veriut dhe në Këshillin e ardhshëm për punë të përgjithshme të martën në Luksemburg do të mundej sërish të përsëritet një raund i gjatë dhe ti mundimshëm midis ministrave dhe Unionit./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart