Vazhdojnë protestat në Hong Kong, policia hedh gaz lotsjellës - Gazeta Express
string(62) "vazhdojne-protestat-ne-hong-kong-policia-hedh-gaz-lotsjelles-3"

Vazhdojnë protestat në Hong Kong, policia hedh gaz lotsjellës

Gazeta Express

19/01/2020 10:56

Policia e Hong Kongut hodhi gaz lotsjellës të dielën për t’i shpërndarë mijëra protestues që ishin mbledhur për të protestuar kundër qeverisë në rrugët e qytetit të kontrolluar nga Kina.

Forca të shumta policore ishin përgatitur për ndërhyrje që para fillimit të protestës. Disa policë u panë duke i ndjekur protestuesit, me ç’rast shumë prej tyre u arrestuan.

Lexo Edhe:

Policia fillimisht kishte dhënë leje për një tubim statik, por protestuesit e filluan më vonë një marsh të paparalajmëruar.

Kur protestuesit filluan të shpërndahen, ata vendosën tulla dhe objekte të tjera në rrugë dhe i thyen semaforët.

Autoritetet njoftuan se dy policë janë sulmuar me shkopinj të drurit nga protestuesit dhe kanë pësuar lëndime në kokë.

Protestat në Hong Kong filluan vitin e kaluar shkaku i një projektligji për ekstradimin e qytetarëve në Kinë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.