Vazhdojnë konsultimet për një marrëveshje koalicioni mes BDI-së dhe LSDM-së - Gazeta Express
string(75) "vazhdojne-konsultimet-per-nje-marreveshje-koalicioni-mes-bdi-se-dhe-lsdm-se"

Gazeta Express

15/08/2020 14:31

Vazhdojnë konsultimet për një marrëveshje koalicioni mes BDI-së dhe LSDM-së

Gazeta Express

15/08/2020 14:31

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një njoftimi theksojne se konsultimet dhe punimet intensive në nivelin e sekretarëve partiak vazhdojnë gjatë fundjavës për një marrëveshje koalicioni midis LSDM-së dhe BDI-së.

“Pas vendosjes së parimeve dhe mënyrës së funksionimit të koalicionit, ekipet negociuese janë duke punuar në harmonizimin e programeve zgjedhore të të dy palëve në një program pune të propozuar të Qeverisë eventuale të ardhshme”, thonë nga BDI.

Lexo Edhe:

Gjithashtu nga kjo parti njoftojnë se sot fillon procesi i rishikimit për ndarje të përgjegjësive në koalicionin e ardhshëm.

“Gjithashtu, sot fillon procesi i rishikimit të ndarjes së përgjegjësive në koalicionin e ardhshëm, si dhe propozimet për drejtues të përshtatshëm, të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë, të cilët do të jenë në gjendje të zbatojnë plotësisht programin në një afat katër vjeçar”, thuhet në njoftimin e BDI-së.tv21