Vazhdimi i John Wick e largon nga froni “Avengers: Endgame”


Gazeta Express
21 Maj 2019 0:49

“John Wick: Chapter 3 – Parabellum” e ka larguar “Avengers: Endgame” nga froni duke debutuar në krye të biletarive kinematografike.

Vazhdimi më i ri i Keanu Reeves si vrasësi titullar është plasuar në pozitën numër një me 57 milionë dollarë, duke e shënuar hapjen më të mirë për franshizën deri më tani.

Filmi i pari i vitit 2014 i inkasoi 14.4 milionë dollarë në fundjavën e parë, ndërsa John Wick: Chapter 2 u lansua me 30.4 milionë dollarë në vitin 2017.

Fillimi i fuqishëm ishte i mjaftueshëm për Chapter 3, i cili gjithashtu rezultoi një hit ndërkombëtar me një debutim global prej 92.2 milionë dollarësh, që ta largojë nga froni hitin superheroik të Marvel nga vendi i parë pas një sundimi trejavësh.

Megjithatë, Endgame, që rrëshqet në pozitën numër dy, i inkasoi 29.4 milionë dollarë gjatë fundjavës së katërt të shfaqjes, shkruan Koha.

Tani ai i ka fituar 771 milionë dollarë, duke e tejkaluar Avatarin dhe duke u bërë filmi i dytë më i madh në historinë e biletarive kinematografike, pas “Star Wars: Force Awakens”, i cili e mban titullin me 937 milionë dollarë, raporton Variety.

“Detective Pikachu”, “A Dog’s Journey” dhe “The Hustle” e përmbyllin top pesëshen.

Te fundit


Kthehu lart