Vashat e Kosovës humbin në "Fadil Vokrri" - Gazeta Express
string(39) "vashat-e-kosoves-humbin-ne-fadil-vokrri"

Vashat e Kosovës humbin në “Fadil Vokrri”

Futboll

Gazeta Express

21/09/2021 21:48

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave është mundur 3-0 nga Norvegjia në “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Mysafirët ishin më të mirë dhe kaluan në epërsi në minutën e 12’të, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Viola Avduli e kaloi Norvegjinë në epërsi duke shënuar golin e parë në Fadil Vokrri.

Disa minuta më vonë, realizoi Julie Blakstad, për 2-0, derisa për 3-0 dhe rezultatin përfundimtar shënoi Lisa-Marie Utland.

Kjo humbje e lë Kosovën në vendin e parafundit në renditje me një pikë, derisa Norvegjia ka forcuar pozitën e parë me gjashtë pikë.

Kosova ndeshjen e radhës do ta zhvillojë në tetor ndaj Belgjikës. /Gazeta Express/