Fituesja e çmimit “Pulitzer” si fotoreportere hapi ekspozitën me fotografi të grave të mbijetuara gjatë luftërave, ekspozita mban emrin “One Woman Crying: Women and War” dhe ka në fokus rolin e grave në luftë.
Në mesin e fotografive të grave që përjetuan krime gjatë luftës e i mbijetuan atyre janë edhe Besarta Jashari e Vasfije Krasniqi Goodman.
Fotografja e cila njihet për tema të ndryshme në punën e saj duke përfshirë këtu jetën, vdekjen, mbijetesën dhe kohën e kaluar, kësaj radhe theksin e vendosi të gratë të cilat kishin përjetuar dhunë gjatë luftës dhe roli i tyre në shoqëri tani. Autorja Roth ka vendosur që përmes kësaj ekspozite ta shpërndaj dhimbjen e grave gjatë asaj periudhe por edhe forcën e kurajon e tyre për t’u bërë zëri i të tjerëve.
Ekspozita do të mbetet e hapur deri me 22 qershor.
/Gazeta Express