Varoufakis: Integrimi i Shqipërisë e RMV-së, varet nga lojërat që bën ‘konglomerati’ - Gazeta Express
string(80) "varoufakis-integrimi-i-shqiperise-e-rmv-se-varet-nga-lojerat-qe-ben-konglomerati"

Gazeta Express

05/06/2020 17:25

Varoufakis: Integrimi i Shqipërisë e RMV-së, varet nga lojërat që bën ‘konglomerati’

Gazeta Express

05/06/2020 17:25

Ish-ministri i Financave në Greqi, Yanis Varoufakis në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania me gazetaren Bruna Çifligu, i pyetur mbi procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimore në Bashkimin Evropian tha se procesi ka treguar se integrimi nuk varet nga plotësimi i kushteve, por nga lojërat që konglomeratet Francë-Holandë-Gjermani po luajnë për interesa. Këtu, Varoufakis iu referua refuzimit të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut një vit më parë, ku Franca dhe Holanda vendosën veto.

“Një nder sfidat e Shqipërisë është integrimi në Bashkimi Evropian. Vendi ndodhet në fazën e çeljes së negociatave të cilat deri tani kanë ecur në një rrugë të gjatë, pasi qeveritë në pushtet nuk i kanë plotësuar rekomandimet e BE,” tha gazetarja Çifligu. “Si e konsideroni qëndrimin e Athinës zyrtare në këtë proces? Sa e ka mbështetur Greqia, Shqipërinë?” pyeti ajo ish-ministrin grek.

Lexo Edhe:

“Duke folur si kryetari i një partie në Parlament, mendoj se do të ishte diçka e shkëlqyer nëse Shqipëria të hynte në BE, sepse do t’i përmirësonte më tej marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Do të kishte një mënyrë me efektive të kontrollit të kufijve pa pengesat për vendosjen e shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. Por ajo që shohim nga ana e Brukselit, nga fuqitë e mëdha në qendër të BE, janë dy standarde. Në njërën anë: premtimet për Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Shqipërinë mbi rrugën e integrimit drejt BE dhe në anën tjetër fuqitë e mëdha brenda BE që luajnë lojëra mes tyre,” deklaroi Varoufakis .

“Dhe dua të jem shumë i hapur në këtë. Mendoj se mënyra se si e kanë vonuar procesin e integrimit së fundmi, ka shumë pak të bëjë me Shqipërinë, me Maqedoninë e Veriut, apo me çdo vend tjetër të Ballkanit, por më shumë ka të bëjë me lojërat që konglomeratit franceze, holandeze apo gjermane, po luajnë, sepse ato duan të garantohen për kontrollin që do të kenë mbi biznesin ne vendet tuaja. Jam i ndërgjegjshëm që kjo deklaratë është kontraversale, por po e bëj sepse jam i bindur që është e vërtetë,” shtoi ish-ministri.

“Cili është mesazhi juaj për shqiptarët si popull i Ballkanit, Evropës dhe mbarë botës?” u pyet gjatë intervistës ekskluzive Yanis Varoufakis.

“Ne jemi përballë sfidave të përbashkëta, siç janë ndryshimet klimatike, coronavirusi, varfëria, oligarkia, diktati i pakicës kundër interesit të shumicës. Ne jemi bashkë në këtë varkë. Ne duhet të kemi solidaritet mes njerëzve tanë, në Evropë, në mënyrë që të marrim fatet në duart tona, jo në dorën time dhe tënden, por në duar të shumicës në çdo vend,” tha ai për Euronews Albania.