Afrika e Jugut po i bashkohet listës së kuqe nga mesdita e së premtes pas shqetësimeve të përhapura për një variant të ri Covid-19 i cili është zbuluar në vend.
Vendet fqinje Botsvana, Namibia, Zimbabve, Eswatini dhe Lesoto do të jenë gjithashtu në listën e kuqe me fluturime të ndaluara përkohësisht, raporton The Telegraph, transmeton Gazeta Express.
Vendimi shënon një rikthim në kufizimet e udhëtimit me këdo që fluturon në vendet e listuara dhe janë të detyruar të kalojnë 10 ditë në karantinë hoteli pas kthimit të tyre në Mbretërinë e Bashkuar, me një dënim prej 10,000 funta për ata që shkelin rregullat.
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...