Varhelyi thotë se “puna e përbashkët” kundër krimit solli sukses për liberalizimin e vizave - Gazeta Express
string(89) "varhelyi-thote-se-puna-e-perbashket-kunder-krimit-solli-sukses-per-liberalizimin-e-vizave"

Lajme

Gazeta Express

15/12/2022 12:21

Varhelyi thotë se “puna e përbashkët” kundër krimit solli sukses për liberalizimin e vizave

Lajme

Gazeta Express

15/12/2022 12:21

Përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Europian dje kanë arritur marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Këtë vendim e ka mirëpritur Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili për këtë sukses tha se meritore është “lufta e përbashkët” kundër krimit të organizuar.

Lexo Edhe:

“E mirëpres marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. Puna jonë e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar solli rezultate të prekshme në terren. BE qëndron në krah të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Sipas njoftimit të PE-së heqja e vizave do të hyjë në fuqi kur sistemi europian i udhëtimit, ETIAS, të jetë funksional, në çfarëdo rasti jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.

Në emër të PE-së negociatat me Këshillin i ka zhvilluar raportuesi për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, holandezi Thijs Reuten.

“Më në fund qytetarët e Kosovës do të jenë në gjendje të udhëtojnë për pushime, vizita familjare apo për arsye biznesi në BE, pa pasur nevojë të aplikojnë për viza. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të këtij vendi”, tha ai./Express/