Nga forumi i Ministrave të Ekonomisë, të Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në kuadër të Procesit të Berlinit u diskutua forcimi i ekonomive të vendeve të rajonit përmes përfshirjes në sferën ekonomike të BE. Varheryli foli pë planin e ri ekonomik.
“Plani i ri i BE për rritjen ekonomike do të përshpejtojë ritmin e konvergjencës social ekonomike të rajonit me BE dhe duke e bërë këtë, do të përshpejtojë përgatitjet për anëtarësimin në BE, Është koha për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të BP duke përfshirë integrimin tonë ekonomik. Konvergjenca ekonomike është në qendër të përfitimeve të anëtarësimit në BE. Konvergjenca e BP është e ulët, me të ardhura për frymë midis 30% dhe 50% të mesatares së BE,” bëri me dije komisioneri i BE. Varhelyi.
Në kontekstin aktual gjeopolitik, zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor është më shumë se kurrë një investim për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në kontinentin tonë. Është një investim në të ardhmen tonë të përbashkët, për të cilin ky Komision ka punuar fuqishëm që nga fillimi i mandatit të tij përmes nxjerrjes së metodologjisë së re të zgjerimit dhe miratimit dhe zbatimit të Planit Ekonomik dhe të Investimeve për rajonin. Plani Ekonomik dhe i Investimeve prej 30 miliardë eurosh është shtylla kurrizore e planit tonë në energji, mjedis, tranzicionin dixhital, kapitalin njerëzor dhe konkurrencën e sektorit privat.
Në kontekstin aktual gjeopolitik, zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor është më shumë se kurrë një investim për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në kontinentin tonë. Është një investim në të ardhmen tonë të përbashkët, për të cilin ky Komision ka punuar fuqishëm që nga fillimi i mandatit të tij përmes nxjerrjes së metodologjisë së re të zgjerimit dhe miratimit dhe zbatimit të Planit Ekonomik dhe të Investimeve për rajonin. Plani Ekonomik dhe i Investimeve prej 30 miliardë eurosh është shtylla kurrizore e planit tonë në energji, mjedis, tranzicionin dixhital, kapitalin njerëzor dhe konkurrencën e sektorit privat“, shtoi ai.
Komisioneri theksoi se në veçanti, përmes këtij plani duan: