Varane dëshiron të largohet nga Real Madridi


Gazeta Express
19 Mars 2019 9:45

E ardhmja e Raphael Varanes në Real Madridi është e pasigurt. Madje, francezi është duke e shqyrtuar mundësinë të largohet nga Santiago Bernabeu qysh gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Kontrata aktuale e mbrojtësit me Real Madridin është e vlefshme deri në vitin 2022. Këtë kontratë, francezi e kishte nënshkruar në shtator të vitit 2017 dhe në të është një klauzolë për shkëputje në vlerë prej 200 milionë eurove, transmeton Gazeta Express.

E përditshmja franceze, L’Equipe, raportoi e para për këtë dëshirë të Varanes. Por, as gazeta franceze nuk e përjashton mundësinë që kjo të jetë vetëm metodë të cilën qendërmbrojtësi po e përdor për të fituar kontratë të re.

Kjo nuk është hera e parë që Varane ka menduar për një largim nga Bernabeu. Ai kishte menduar ta bënte këtë gjë edhe në sezonin 2015/16, kur Sergio Ramosi dhe Pepe ishin titullar në qendër të mbrojtjes.

Varane nuk po luante për aq shumë minuta sa ai dëshironte dhe për këtë arsye kishte bërë të ditur se mund të largohet nga klubi madrilen.  Manchester Unitedi ishte interesuar për të, por më vonë ai e kishte rinovuar kontratën me “Los Blancos”.

Që nga transferimi i tij në Madrid në vitin 2011, Varane i ka fituar dy tituj të La Ligës, katër tituj të Ligës së Kampionëve, dy tituj të Super Kupës së Spanjës, një titull të Kupës së Mbretit, tre tituj të Super Kupës së Evropës dhe katër tituj të Kupës së Botës për Klube. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart