Van Persie paralajmëron Man Unitedin për gjysmëfinalen e Ligës së Evropës - Gazeta Express
string(73) "van-persie-paralajmeron-man-unitedin-per-gjysmefinalen-e-liges-se-evropes"

Van Persie paralajmëron Man Unitedin për gjysmëfinalen e Ligës së Evropës

Gazeta Express

15/08/2020 16:59

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Robin Van Persie, e ka paralajmëruar ish-klubin e tij për rrezikun që do ta kenë nga ana e Sevillës në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës, që do të zhvillohet të dielës.

Manchester Unitedi është vetëm dy fitore larg titullit të kampionit të Ligës së Evropës për këtë sezon dhe trofeut të parë që nga ardhja e Ole Gunnar Solskjaer. Megjithatë, kundërshtari i tyre në gjysmëfinale, Sevilla, përbën rrezik për Djajtë e Kuq, sipas Van Persiet, shkaku i përvojës së tyre në këtë garë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Klubi spanjoll e eliminoi Wolves në fazën çerekfinale, për ta siguruar një vend përkrah Manchester Unitedit në gjysmëfinale. Në anën tjetër, Manchester Unitedi e mposhti Copenhagen në çerekfinale falë një penalltie të shënuar nga Bruno Fernandes në kohën shtesë.

Sevilla e ka fituar trofeun e Ligës së Evropës pesë herë në karrierë, përfshirë këtu tri herë radhazi nga viti 2014 deri në vitin 2016. Shkaku i kësaj dhe ecurisë prej 19 ndeshjeve pa disfatë, Van Persie thotë se djemtë e Julen Lopeteguit përbëjnë rrezik për Djajtë e Kuq.

“Sevilla është në mesin e favoritëve, por ata së pari do të duhet ta gjejnë një mënyrë për ta kaluar Manchester Unitedit”, ka thënë Van Persie, që e fitoi titullin e Premierligës me Manchester Unitedin në sezonin 2012/13.

“Ata janë luftëtarë të kësaj kupe, ata jetojnë për të luajtur në këto lloje të ndeshjeve”.

“Unë pothuajse shkova atje para se të shkoja në Arsenal, ata ishin në mesin e tre opsioneve të mia. Ishte tunduese të shkoja atje, por në fund e zgjodha Arsenalin”. /Gazeta Express/