Van Dijk nxit dyshime te Liverpooli - Gazeta Express
string(35) "van-dijk-nxit-dyshime-te-liverpooli"

Futboll

Gazeta Express

24/05/2026 12:59

Van Dijk nxit dyshime te Liverpooli

Futboll

Gazeta Express

24/05/2026 12:59

Tifozët e Liverpoolit besojnë se Virgil van Dijk mund të ketë zbuluar pa dashje edhe dy largime të tjera nga klubi gjatë kësaj vere.

Liverpooli po mbyll një sezon zhgënjyes, pavarësisht se ende është në garë për një vend në Ligën e Kampionëve. “The Reds” ndodhen në pozitë kualifikuese para xhiros së fundit të Premier League, por ende nuk e kanë siguruar matematikisht objektivin.

Pas një sezoni nën pritshmëri, ndryshime të mëdha në skuadër duken të mundshme. Mohamed Salah do të largohet nga “Anfield” pas ndeshjes së fundit të sezonit, duke mbyllur një kapitull nëntëvjeçar te gjiganti nga Merseyside. Edhe Andy Robertson ka konfirmuar largimin nga klubi.

Megjithatë, një postim i Van Dijkut në Instagram ka ngritur dyshime për të ardhmen e Joe Gomez dhe Alisson Becker.

“Mirënjohës për rrugëtimin tonë së bashku! Edhe një ndeshje ka mbetur dhe një lamtumirë që e meritoni”, shkroi kapiteni holandez.

Në foton e publikuar, Van Dijk shihej përkrah Salah dhe Robertson, por aty ishin edhe Gomez dhe Alisson. Kjo ka bërë që tifozët të pyesin nëse edhe ata mund të jenë pranë largimit.

“Pse janë aty Joe dhe Ali?”, shkroi një tifoz. Një tjetër shtoi: “Shpresoj që kjo foto të mos nënkuptojë se edhe Alisson dhe Gomez po largohen.”

Gomez iu bashkua Liverpoolit në vitin 2015, ndërsa Alisson është një nga portierët më të rëndësishëm në historinë moderne të klubit. Të dy kanë fituar Premier League, Ligën e Kampionëve, FA Cup dhe Carabao Cup me “The Reds”.

Kontratat e tyre skadojnë verën e ardhshme, ndaj merkatoja e kësaj vere mund të jetë mundësia e fundit reale që Liverpooli të përfitojë financiarisht nga shitja e ndonjërit prej tyre.

Për momentin, nuk ka konfirmim zyrtar për largimin e Gomez apo Alisson, por postimi i Van Dijkut ka mjaftuar për të ndezur spekulimet mes tifozëve. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement