“Van Dijk nuk është lojtari më i mirë në botë”


Gazeta Express
12 Shtator 2019 18:28

Van der Vaart e ka të qartë kur vjen puna te më të mirët në botë, ata janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Virgil van Dijk ditë më parë mori çmimin e lojtarit më të mirë në Evropë nga UEFA, duke lënë prapa Leo Messin e Cristiano Ronaldon.

Ai është edhe një ndër favoritët për “Topin e Artë”, por bashkëkombësi i tij, Rafael van der Vaart, ka kërkuar që të mos bëjnë këso krahasime.

“Ai nuk është lojtari më i mirë në botë, por është special”, tha Va nder Vaart për “Tuttomercatoëeb”.

“Messi dhe Ronaldo janë më të mirët, s’mund t’i krahasoni mbrojtësit me sulmuesit”. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart