Van der Worms, një familje misterioze miliarderësh: askush si njeh dhe s’jua di emrat


load
Gazeta Express
3 Nëntor 2019 21:51

Van der Worms janë miliarderë të rrallë që mbajnë jetën e tyre jashtë syrit të publikut.

Ajo që dihet është se kjo familje daneze ndërtoi perandorinë e tyre përmes Holland America Line, një linjë lundrimi që u shit në Karnival në 1988 për një 625 milion dollarë, një shumë e jashtëzakonshme për kohën.

Dhe 2019 thuhet se do të përfundojë me gati 4 miliard dollarë më shumë në fondacionin e tyre familjar, por askush nuk e di se për çfarë do të shpenzohen paratë.

Në korrik, Van der Worms e shiti GrandVision-in te EssilorLuxottic për 7.3 miliardë euro, përfshirë markën e njohur Ray Ban.

Familja Worms zotëronte 77 përqind të GrandVision, kështu që e ardhura e tyre neto ishte 4 miliardë dollarë, njoftoi Bloomberg.

Fitimet nga shitja u vendosën në HAL, një kompani me tregti publike, e menaxhuar nga Fondacioni Van der Worms. Sa i përket asaj se ku paratë do të përfundojnë saktësisht, pak është e qartë – familja mund t’i përdor ato për të paguar dividentë ndaj aksionarëve, t’i riinvestojë në diçka tjetër, pensione apo edhe filantropi, tha analisti Thijs Berkelder për Bloomberg.

Edhe pse Business Insider dërgoi pyetje në HAL në lidhje me biznesin dhe destinacionin e parave, përfaqësuesit e saj nuk pranuan të komentojnë, madje nuk iu përgjigjen fare pyetjeve.

Analistët zbulojnë se si HAL ashtu dhe Van der Worms janë jashtëzakonisht e fshehtë për biznesin e tyre, por edhe përgjithësisht për pasuritë e tyre, dhe kurrë nuk i japin informacione për publikun.

Interesante është se asnjë dokument publik nuk zbulon emrat e anëtarëve të familjes – por vetëm inicialet e tyre.

E vetmja gjë që publiku dinte për financat e tyre erdhi përmes zbulimit të Panama Pampers në vitin 2016, një zbulim pas një “rrjedhjeje” informacioni nga një firmë juridike. Ajo zbuloi biznesin intim financiar të 12 udhëheqësve , 128 zyrtarëve publikë dhe 29 miliarderëve nga lista e Forbes, raportoi Bloomberg.

Nga këto informacione, mësohet se HAL kishte selinë e saj në Curacao, një ishull hollandez i Karaibeve, i njohur për tarifat e ulëta të taksave, duke e bërë atë të popullarizuar me të huaj të pasur.

Pronarët e rinj të GrandVision, EssilorLuxottica do të shtojnë Ray Ban në listën e tyre tashmë mbresëlënëse të markave të syzeve, i cili përfshin Coach New York, Armani Exchange, Burberry, Chanel, Ralph Lauren, Tiffany & Co., Tory Burch, Versace dhe Brooks Brothers, Oakley dhe Foster Grant, sipas uebfaqes së tij.

Te fundit


Kthehu lart